Chris Peck, drejtues i operacioneve të Surf Life Saving Western Australia, shpjegon se qëllimi i projektit është që tu japë vizitorëve të plazhit informacion në kohë reale, në mënyrë që ata të njoftohen si dhe t’i paralajmërojnë të tjerët për tu larguar nga ujërat, para se ndonjë peshkaqenë të jetë jo edhe shumë larg tyre.
"Tani informacioni është i menjëhershëm, dhe njerëzit më nuk mund të kenë një justifikim dhe të thonë se nuk janë të informuar" ka thënë ai. "Tani mjafton që vetëm ta kërkoni informacionin, dhe ta gjeni atë".
Deri më tani, hulumtuesit Australian kanë etiketuar dhe pajisur me transmetues 338 peshkaqenë, edhe pse disa paralajmërojnë se zgjidhja e ofruar nganjëherë nuk cicëron edhe kur peshkaqenët janë afër.
Mirëpo, hulumtuesit kanë reaguar duke thënë se edhe nëse nuk ka cicërima, nuk do të thotë se rreziku është afër, pasi që shumica e peshkaqenëve nuk janë sulmues, prandaj edhe informacioni vjen vetëm në raste të cilat ata i cilësojnë si të rrezikshme
0 comments:
Post a Comment